Është mbyllur greva në Aeroportin e Prishtinës.
Ka përfunduar dita e tretë e grevës së punëtorëve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, grevë kjo e cila filloi që nga ora 08:00 e mëngjesit.
Kryesindikalisti Bashkim Latifi ka thënë se kësaj greve sot i janë përgjigjur qind për qind punëtorët grevistë. Për çka për hapat më tutje tha se do të merret një vendim gjatë ditës së sotme nga kuvendi i sindikatës.
Latifi mes tjerash tha se nuk dinë a ka pasur vonesa apo anulim të fluturimeve, megjithatë tha se punëtorët nuk kanë ofruar shërbim.
Ai e ka quajtur shqetësuese vendimin për nëntë punëtorët për të cilët Latifi insiston se janë suspenduar.
Latifi tha se brenda në aeroport janë të angazhuar punëtorë të jashtëm, kontraktorë, që sipas tij janë pjesë e menaxhmentit.
Kryesindikalisti ka mohuar që është bërë presion ndaj punëtorëve që t’i bashkohen kësaj greve.