Përfundon invervistimi i Nagip Krasniqit nga Prokuroria Speciale, s`prononcohet për mediat: Mos me shqetëso

17:38 | 04 December 2024
perfundon-invervistimi-i-nagip-krasniqit-nga-prokuroria-speciale,-s`prononcohet-per-mediat:-mos-me-shqeteso

Ka përfunduar intervistimi i ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, nga Prokuroria Speciale.

Ai nuk ka dashur të prononcohet për media pas intervisitmit.

Kur është pyetur nga gazetarja e gazetës Nacionale se për çka është intervistuar, Krasniqi ka kërkuar që të mos shqetësohet.

“Mos me shqetëso, a ka mundësi”

Intervistimi i Krasniqit para prokurorëve të Speciales ka zgjatur më shumë se katër orë.

Në Prokurori ai ka hyrë në ora 13:00 dhe ka dalë pas orës 17.

Nagip Krasniqi ka një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, megjithatë hetimet e Prokurorisë po vazhdojnë.

Komento: