Përfundon kontratën me Liverpool, mbrojtësi spanjoll rikthehet në La Liga

20:38 | 09 Korrik 2019

Alberto Moreno nuk do të jetë më futbollist i Liverpool.

Mbrojtësi i majtë spanjoll, ka arritur marrëveshje me Villarrealin.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Villarreal, ku deklarohen të lumtur për marrëveshjen e arritur me ish mbrojtësin e Liverpoolit, përcjell lajmi.

Moreno te Villarreal do të transferohet si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Liverpoolin.

Në ‘Anfield Road’, 27 vjeçari Moreno ka qëndruar për pesë sezone, duke regjistruar 90 paraqitje, ku ka shënuar tri gola

Komento: