Përfundon marrëveshja, DE LIGT i thotë “PO” gjigantit të madh

12:15 | 03 Korrik 2019

Juventusi dhe Matthijs de Ligt po afrohen me njëri-tjetrin.

Bardhezinjtë kanë arritur pothuajse një marrëveshje në të gjitha frontet, me Ajaxin, lojtarin si dhe me agjentin e tij Mino Raiola, i cili u konfirmua edhe nga Sky Sport, përcjell ORAinfo.

Sipas kanalit televiziv, Juventusi nuk po nxiton të përfundojë marrëveshjen. Besimi është se De Ligt është tani një futbollist i premtuar për kampionët italianë dhe se blerja do të përfundojë.

Palët po zgjidhin pagesat, shifrat përfundimtare dhe komisionet shumë të larta për Raiolën./ORAinfo/

Komento: