Përfundon mbledhja e AAK-së për draftin zyrtar

18:25 | 07 Dhjetor 2023
perfundon-mbledhja-e-aak-se-per-draftin-zyrtar

Ka përfunduar mbledhja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë në lidhje me draftin zyrtar.

Jo më shumë se 30 minuta i janë dashur kryesisë së AAK-së që ta diskutojnë këtë draft.

AAK-ja përmes një komunikate tha se në këtë mbledhje janë shprehur shqetësimet për përmbajtjen e draft-statutin të Asociacionit.

Tutje, më komunikatë thuhet se komentet e AAK-së me vërejtjet nen për nen do të publikohen në ditët në vijim.

“Kryesia e AAK-së sot ka zhvilluar një diskutim me tone shumë kritike për draft-statutin e Asociacionit. Janë shprehur shqetësimet për përmbajtjen e tij, veçanërisht për referimin në Rezolutën 1244, komisionin e arbitrazhit, si dhe raportin paralel të Asociacionit me institucionet e pushtetit qendror. Komentet e AAK-së me vërejtjet nen për nen do të publikohen në ditët në vijim”, thuhet në komunikatë.

Komento: