Ndeshja Liverpool dhe Arsenal, përfundon me barazim 2 – 2.
Ndeshja Liverpool-Arsenal ka përfunduar me rezultat 2 me 2.
Thuajse në minutat e fundit të pjesës së dytë braziliani Roberto Firmino e barazoi rezultatin me Arsenalin, i cili gjatë tërë lojës ishte në epërsi.
Teksa Mohamed Salah me një gol në minutën e 42’ e ngushtoi epërsinë e Arsenali, duke e shënuar golin e parë.
Golin e parë në ndeshje për Arsenalin e shënoi Gabriel Martinelli, në minutën e 8’, teksa 20 minuta më vonë Gabriel Jesus e dyfishoi epërsinë e Arsenalit.
Liverpooli pati disa mundësi në fund të pjesës së parë edhe ta barazojë rezultatin, por mungoi konkretizimi.