Përfundon me barazim ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë

22:42 | 25 Mars 2019

Përfundon ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Kosova e ka nisur me barazim rrugëtimin e saj drejt kampionatit evropian 2020.

Dardanët ndeshjen e parë në këtë rrugëtim e luajtën kundër kombëtares së Bullgarisë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kombëtarja dardane e dominoi në total këtë ndeshje, mirëpo në fund arritën të marrin vetëm një pikë.

Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi në këtë takim, pas një goditje nga këndi të cilën e shfrytëzoi Vasil Bozhikov në minutën e 39’.

Golin e barazimit e shënoi ylli i Kosovës, Arbër Zeneli, kur po luhej minuta e 61’ e ndeshjes.

Kosova pati edhe dy raste të mira, por që kombëtarja mysafire kishte edhe fatin me vete.

Kështu, dardanët kanë një pikë në Grupin A, me vetëm një ndeshje të luajtur

Komento: