Është mbyllur mitingu i Partisë Socialiste në Shkodër, ashtu si edhe protesta e opozitës.
Pas mbarimit të fjalimit të Edi Ramës, policia ka mbajtur për disa minuta kordonin, që ndante protestuesit me mbështetësit e qeverisë.
Opozita ishte mbledhur në Shkodër për të ndaluar mitingun e PS-së dhe Edi Ramës, ndërsa pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Në protestë ishte e përfshirë edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Valtona Ademi, ndaj të cilës policia hodhi sprej.
Në anën tjetër, Edi Rama mbajti fjalimin para një numri të madh të simpatizantëve të tij, ku tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të shtyhen.