Përfundon ndërtimi i mbikalimit në Veternik, Hysen Durmishi: Lajm tejet i mirë

18:03 | 06 Korrik 2024
perfundon-ndertimi-i-mbikalimit-ne-veternik,-hysen-durmishi:-lajm-tejet-i-mire

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi e ka quajtur “lajm tejet të mirë” ndërtimin e mbikalimit në Veternik.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se ndërtimi i këtij mbikalimi ka përfunduar.

“Jemi këtu për sigurinë e qytetarëve dhe përmirësimin e cilësinë së jetesës së tyre.” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Lajm tejet i mirë

Ka përfunduar ndërtimi i (konstruksionit metalik)

mbikalimit për këmbësorë në rrugën nacionale N25.2 në Veternik.

Jemi këtu për sigurinë e qytetarëve dhe përmirësimin e cilësinë së jetesës së tyre.

Komento: