Përfundon ndeshja, Barcelona mposht Manchester Unitedin

23:14 | 10 Prill 2019

Ka përfunduar ndeshja mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

Barcelona ka marrë rezultat pozitiv nga udhëtimi në ‘Old Trafford’ në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Katalanët, ia kanë arritur të rikthehen me fitore nga Anglia, duke e mundur Manchester Unitedin me rezultat minimal 0-1 të mërkurën mbrëma.

U duk se përballja e ‘Old Trafford’ do të sjellë gola, kur Luke Shaë në minutën e 12’ shënoi autogol, për epërsinë 0-1 të Barcelonës.

Ky gol erdhi si rezultat i intervenimit të VAR, pasi gjyqtari anësori më parë kishte ndërprerë ndeshjen për pozitë jashtë loje të Luis Suarez.

Autogoli i Luke Shaë doli të jetë vendimtar në fitoren e Barcelonës në fund, që merr rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit në ‘Camp Nou’, ku do të kërkojë kalimin në gjysmëfinale.

Komento: