Katalunasit nuk dijnë se çka është humbja.
Barcelona ka realizuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Espanyol. Derbi i Katalonisë u vendos tek 20 minutat e fundit të ndeshjes.
Leo Messi me një goditje tejet të bukur, e detyroi mbrojtësin Victor Sanchez (72′) të shënonte në portën e tij.
Një minutë para fundit, ishte sërish ylli argjentinas që vulosi rezultatin 2-0.
Messi bëhet lojtari i parë i Barçës që arrin të shënojë 40 gola për 10 sezone rradhazi.
Barça tubon 69 pikë në vendin e parë, ndërsa Espanyol në vendin e 14 me 34 pikë.