Ka përfunduar me rezultat të papritur ndeshja mes Gjermasnisë dhe Holandës.
Gjermania ka arritur që të marrë një fitore spektakolare ndaj Holandës. Në “Johan Cruijff Arena”, skuadra e Joachim Low triumfoi 3-2 në një duel që dhuroi shumë emocione.
“Pancerat” kaluan të parët në avantazh në minutën e 15-të me Lory Sane. Pas një kundërsulmi të shpejt, Schultz shërben mjaft mirë në zonë për yllin e City-it, i cili me një veprim të bukur shënoi me të majtën, duke mposhtur portierin Cillesen. Skuadra e Low nuk u mjaftua me kaq, pasi do të gjente edhe golin e dytë në minutën e 34-t me Gnabry-in.
Talenti i Bayernit mori një pasim në krahun e majtë dhe me një lëvizje të bukur në hyrje të zonës e dërgoi topin në cepin e portës së Cillessen, atje ku “gardiani” i Barcelonës e kishte të pamundur për ta ndalur. Fraksioni i dytë nisi do të niste mjaft mirë për Holandën, që shkurtoi menjëherë diferencat në minutën e 48-të.
Depay kroson në zonë për mbrojtësin De Ligt, i cili m një lëvizje të bukur e dërgon topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Neuer. Ky është goli i parë për 19-vjeçarin në ndeshjen e tij të 15-të me Holandën.
“Tulipanët” marrin zemër nga goli dhe në minutën e 63-të gjetën dhe të dytin me Depay-in. Sulmuesi i Lyon u shërbye mjaft mirë brenda zonës nga Wijnaldum dhe me një të djathtë të kalibruar arrin që të mposhtë portierin Neuer. Në momentin që dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Reus dhuron një pasim të bukur për Schultz, i cili shënon në një pozicion shumë të favorshëm.
Belgjika ka fituar me lehtësi 2-0 në transfertën naj Qipros. Eden Hazard në minutën e 10-të dhe Batshuay 8 minua më pas i dhuruan 3 pikë ekipit të Martinez.