Përfundon ndeshja Everton-Arsenal, ky rezultat nuk pritej

17:25 | 07 Prill 2019

Topçinjët kanë pësuar humbje.

Arsenali ka dalë e humbur nga ndeshja me Evertonin, me rezultatin 1-0. “Topçinjtë” e Londrës, nuk kanë mundur të dalin me pikë nga kjo sfidë, e cila ishte delikate për vendin që të çon në Ligën e Kampionëve.

Ishte Xhazielka, e cili ka përfituar nga rrëmuja në zonë dhe në minutën e 10-të të sfidës, i ka dhënë fitoren skuadrës së tij dhe tre pikëshin.

Arsenali nuk ka mundur të reagojë në 80 minutat e mbetura dhe kështu mbetet në vendin e katërt me 63 pikë.

Gabimet do të jenë fatale këtej e tutje për skuadrën e Emerit, pasi do të mbetej për një sezon tjetër jashtë Ligës së Kampionëve.

Komento: