Përfundon ndeshja Genoa – Inter, këto janë notat e lojtarëve

22:32 | 25 July 2020

Tashmë ka përfunduar ndeshja mes Genoas dhe Interit.

Interi ka fituar me rezultat 3-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Genoa në kuadër të javës së 36-të në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Interit, por edhe përkundër rasteve të shumta, arritën ta shënojnë vetëm një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 34-të dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Cristiano Biraghit.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të ekipit të Antinio Contes që arritën ta shënojnë edhe dy gola tjerë dhe ta sigurojnë fitoren.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 83-të dhe ishte Alexis Sanchez, i cili shënoi për 0-2 pas asistimit të Victor Moses, ndërsa Lukaku (90+) shënoi golin e dytë personal dhe siguroi fitoren me rezultat 0-3.

Komento: