Përfundon ndeshja Gjerogji-Zvicër, ky është rezultati

17:18 | 23 Mars 2019

Ekipi zviceran ka arritur një fitore të rëndësishme sot.

Zvicra nuk bën “shaka” në sfidën hapëse të Grupit D eliminator të Euro 2020 me ndaj Gjeorgjisë në transfertë.

Edhe trajneri Petkovic nuk kishte në dispozicion për arsye fizike Xherdan Shaqirin, përfaqësuesja helvete e zgjidhi me zgjuarsi sfidën në pjesën e dyte, duke shënuar dy gola me autorë Zuber dhe Zakaria.

Si rrallë herë në vitet e fundit, për këtë përballje ishin grumbulluar vetëm dy futbollistë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Albian Ajeti.

Mesfushori i Arsenalit luajti titullar (u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 89-të), ndërsa sulmuesi i Bazelit u aktivizua në minutën e 61-të, kur rezultati ishte 0-1.

Komento: