Përfundon ndeshja Hungari-Kroaci, ky rezultat nuk pritej

21:24 | 24 Mars 2019

Befasi të mëdha kanë ndodhur sot në ndeshjet kualifukuese EURO 2020.

Kroacia ka zhgënjyer në ndeshjen dytë kualifikuese të Euro2020, duke humbur me përmbysje ndaj Hungarisë.

Nënkampionët e Botës u mposhtën me rezultatin 2-1, duke pësuar kështu humbjen e parë në grupin kualifikues.

Ka qenë Rebic që kaloi në avantazh ballkanasit pas 13 minutash lojë. Megjithatë, Szalai dhe Patkai rikthyer gjithçka në favor të Hungarisë, e cila ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 3 pikëve.

Po ashtu në kuotën e tre pikëve ndodhen edhe Sllovakia, Uellsi dhe Kroacia, ndërkohë që Azerbajxhani nuk ka grumbulluar asnjë pikë në takimin e zhvilluar deri më tani.

Fitore me përmbysje ka marrë dhe Izraeli kundër Austrisë. Izraeli arriti të mposht Austrinë me rezultatin 4-2. I pari që shënoi ishte Arnautovic i cili kaloi në avantazh miqtë, por Zahavi me tripletë dhe Dabbur i dhanë 3 pikët izraelitëve. Goli i dytë i austriakëve mban sërish firmën e bomberit të West Ham, Arnautovic.

Me këtë fitore Izraeli ngjitet në krye të grupit G me 4 pikë, ndërkohë që Austria gozhdohet në fundin e tabelës me 0 pikë. Në takimin tjetër, Skocia kaloi pa shumë probleme San Marinon, duke e lënë në fund të grupit të I.

Komento: