Zonja e Vjetër, ka arritur sonte një fitore të rëndësishme.
Juventusit ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen hapëse të javës së 24-të në Serie A ndaj Frosinones me rezultat 3-0. Zonja e Vjetër e nisin shumë mirë takimin duke shënuar me Paulo Dybalan që në minutën e 6-të.
Një gol shumë i bukur i nga argjentinasi që goditi nga 20 metra. Lideri i Serie A nuk e hoqi këmbën nga gazi dhe e shënoi edhe golin e dytë.
Ishte Leonardo Bonucci që shënoi në minutën e 17-të në portën e zbrazët.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë prej 2-0 në favor të Juventusit.Edhe në pjesën e dytë ‘Zonja e Vjetër’ nuk e hoqi këmbën nga gazi.
Portugezi Cristiano Ronaldo e shënoi golin e tretë pas një aksioni shumë të bukur.
Juventusi dha shenja të mira para ndeshjes së rëndësishme me Atletico Madridin. Me 66 pikë janë lider