Përfundon ndeshja Kosovë – Greqi, këto janë notat e lojtarëve

23:01 | 06 September 2020

Tashmë ka përfunduar ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë.

Kosova ka pësuar humbjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, duke u mposhtur 1:2 nga Greqia në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Mes mungesave të shumta për tanët, Bernard Challandes u mundua të nxjerrte maksimumin nga kjo sfidë – por në fund rezultati nuk ishte në favorin tonë.

Mysafirët e nisën më mirë takimin, duke realizuar me anë të Dimitrios Limnios (3′).

Me të nisur 45 minutëshi i dytë, ‘Dardanët’ sërish pësuan gol. Kësaj radhe falë një përgjumje të mbrojtjes, ku këtë e shfrytëzoi mbrojtësi Siovas (51′) që dyfishoi epërsinë.

Kosova provoi me çdo gjë të ngushtonte rezultatin, por këtë nuk e arriti tek në minutën e 82′ kur Bernard Berisha (81′) realizoi një gol mjaft të bukur.

Këtë ndeshje paraqitje për t’u harruar pati Arbër Zeneli, i cili është vlerësuar me notën më të dobët te Kosova, ndërsa Limnios është shpallur si më i miri i takimit të sontëm.

Komento: