Përfundon ndeshja Liverpool-Porto, ky është rezultati

22:59 | 09 Prill 2019

Ekipi i Jurgen Klopp ka arritur një fitore të madhe ndaj Portos.

Liverpooli e ka kryer detyrën në ndeshjen e parë, teksa e ka mposhtur me rezultat 2-0 Porton.

Sikur të tregoheshin më të saktë, ‘Të Kuqtë’ do kishin një epërsi më të madhe dhe do ishin më të sigurt për ndeshjen e kthimit.

Ndeshja filloi prefekt për vendasit, kur Naby Keita (5′) realizoi për 1-0 me një gol të bukur.

Mohamed Salah huqi një mundësi të artë, derisa Roberto Firmino (26′) dyfishoi epërsinë, rezultat me të cilin u mbyll i tërë takimi.

Porto në pjesën e dytë u tregua mjaft e rrezikshme, por nuk arriti të shënonte në portën e Alisson, teksa Mane shënoi për 3-0, por goli iu anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Ndeshja e kthimit luhet në Portugali pas një jave.

Komento: