Ka përfunduar ndeshja mes Spanjës dhe Maltës.
Spanja ka arritur të shënojë fitore ndaj Maltës si mysafirë me rezultat 2-0.
Pa trajnerin Luis Enrique që ishte larg skuadrës shkaku i një problemi në familje, Spanja arriti të shënojë nga një herë në secilën pjesën.
Alavaro Morata shënoi gol në minutën e 31-të për ta dërguar Spanjën në pushim me një gol epërsi. Spanjollët nuk i ndalën sulmet edhe në pjesën e dytë, por goli erdhi me shumë vështirësi.
Morata shënoi edhe një herë në minutën e 73-të për t’ia siguruar fitoren mysafirëve.
Me këtë fitore Spanja shkon në kuotën e gjashtë pikëve.