
Përfundon ndeshja, Kosova fiton ndaj Gambisë 1-0.
Kosova e ka fituar ndeshjen miqësore ndaj Gambisë 1-0.
Kombëtarja e Kosovës ka fituar ndeshjen e fundit miqësore për këtë muaj, kundër Gambisë 1-0, raporton lajmi.net.
Pjesa e parë u karakterizua me disa raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat, por pa realizuar ndonjë gol.
Në pjesën e dytë golin e vetëm dhe të fitores për Kosovën e realizoi Arber Hoxha në min 80’, tre minuta më vonë në min 83’ Barrow humbi penalltinë për Gambinë.
Kosova përfundon ciklin e miqësoreve të muajit Qershor, me tri fitore kundër San Marinos 4-1, Maltës 2-1, Gambisë 1-0, dhe një humbje kundër Guinesë 1-2.