Përfundon ndeshja, Milan –Spal, i befasishëm rezultati

22:28 | 29 December 2018

Milan ka arritur që me shumë vështirësi ta mposhtë në San Siro, Spalin.

Rezultati i kësaj ndeshje ka përfunduar 2-1 në favor të rossonerëve, përcjell ORAinfo.

Golin e parë për mysafirët e ka shënuar futbollisti Andrea Petagna që ka realizuar në minutën e 13”, kurse golin e barazimit për vendasit e ka shënuar Samu Castillejo në minutën e 16”.

Por, gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, pasi që Higuain ka arritur të realizojë në minutën e 64” të takimit.

Në fakt ky gol ishte shumë i rëndësishëm pasi që ia siguroi Milanit tri pikë të vlefshme.
Pas kësaj fitore, MIlan pozicionohet në vendin e pestë në Seria A me 31 pikë të tubuara. /ORAinfo/

Komento: