Rossonerët futen në krizë.
Milani dështon sërish të fitojë. “Djalli” nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Udinesen në “San Siro” teksa miqtë ia dolën të merrnin një pikë të çmuar ndaj skuadrës së Gennaro Gattusos.
Pavarësisht, se e mbyllën pjesën e parë në avantazh me Piatek, në të dytën Udinese iu kundërpërgjigj 7-herë kampionëve të Europës me një kundërsulm vrastar duke vendosur sfidën në baraspeshë.
Përpjekjet për të fituar sfidën ishin të kota për kuqezinjtë, të cilët dështojnë në 3 takime radhazi të fitojnë.