NUk ka kush që e ndal Brazilin.
Brazili ka siguruar një biletë për në fazën tjetër të Kupës së Amerikës, teksa e ka mbyllur në vendin e parë në Grupin A.
“Seleçao” ka shkatërruar 5-0 Perunë, duke arritur që të gjejë rrugën e rrjetës që në minutën e 12-të më Casemiron, pas një goditje nga këndi.
7 minuta më pas portieri i peruanëve, Gallese, bën një gafë të pafalshme duke e përplasur topin te Firminho, i cili më pas e ka të thjeshtë për ta shmangur dhe për ta shoqëruar topin në rrjetë.
“Selecao” nuk u ndal me kaq, teksa në minutën e 32-të, Everton shënoi një gol të bukur me një goditje në hyrje të zonës. Në pjesën e dytë, Brazili uli ndjeshëm ritmin duke shënuar vetëm me Dani Alves. Mbrojtësi i PSG e dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni spektakolar në minutën e 53-të, ndërkohë që Willian shënoi golin e pestë në të 90-n.
Në ndeshjen tjetër të grupit A, Venezuela fitoi 3-1 ndaj Bolovisë, duke siguruar kalimin për në fazën tjetër. Dy gola të Machis dhe një i Martinez bën të pavlefshëm rrjetën e Justinianos.