Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe St Josephs.
FC Prishtina ka zhgënjyer në ndeshjen e parë parakualifikuese për Ligën e Evropës.
Skuadra nga kryeqyteti, që konsiderohej favorit absolut, ka barazuar 1:1 me skuadrën nga Gjibraltari, St Joseph’s, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e parë.
Armend Dallku në minutën e 28’, shënoi nga penalltia për epërsinë 1:0 të FC Prishtinës.
Mysafirët barazuan tre minuta më vonë, përmes Jaun Penaloza.
Ndeshja e kthimit luhet më 2 korrik.
Kujtojmë se fituesi i kësaj përballje do të takohet me Rangers, që për trajner kanë Steven Gerrard.