
Ka përfunduar ndeshja mes Rumanisë dhe Spanjës.
Spanja ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Kombëtarja e Spanjës, në ndeshjen e parë të drejtuar nga Roberto Moreno, ka shënuar fitore me rezultatin 1:2, kundër Rumanisë.
Golat për kombëtaren spanjolle në këtë ndeshje u shënuan nga Sergio Ramos dhe Paco Alcacer.
Kurse, në anën tjetër, ishte Florin Andone ai që realizoi golin e vetëm për kombëtaren rumune.
Ajo që vlen të përmendet ishte edhe ndëshkimi i Marcos Llorente me kartonin e kuq, si dhe pritjet e jashtëzakonshme të Kepa Arrizabalaga.
Më poshtë u sjellim notat e lojtarëve për këtë ndeshje.

