Përfundon ndeshja Schalke – Man City, këto janë notat e lojtarëve

23:46 | 20 Shkurt 2019

Ka përfunduar ndeshja mes Schalke dhe Man City, me rezultat 2 me 3.

Anglezët e nisën mirë takimin kur arritën të shënonin me Kun Agueron që në minuan e 18-të.

Por, Schalkes iu deshën vetëm shtatë minuta në fund të pjesës së parë për ta përmbysur rezultatin falë dy penalltive.

Nabil Bentaleb realizoi dy herë nga penalltia për t’i dhënë vendasve epërsinë prej 2:1.

Leroy Sane dhe Raheem Sterling tronditen Veltins Arenan, duke e rikthyer rezultatin në favor të skuadrës së Pep Guardiolës, për fitore 2:3.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme.

Komento: