Derbi mes Tottenhamit dhe Arsenalit, ka përfunduar pa fitues.
Tottenham dhe Arsenal kanë ndarë pikët në derbin e javës së 29-të të Premierligës. Ndeshja e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’ ka përfunduar barazim 1:1.
Një kundërsulm i shpejtë i nisur solli epërsinë e Arsenalit, që shënoi për 0-1 me anë të Ramseyt në minutën e 16’.
Harry Kane barazoi në minutën e 74’, duke u treguar i saktë nga penalltia.
Arsenal pati mundësi të mirë për të shënuar golin e fitores në minutën e 90’, por Pierre Emerick Aubamyang dështoi të mposhte portierin Hugo Lloris.
Me këtë rezultat, Tottenham mbetet në vendin e tretë me 61 pikë, ndërsa Arsenal në vendin e katërt me 56 pikë.