
Ky është rezultati
Manchester United ka barazuar sonte në Old Trafford kundër skuadrës tashmë të rënë nga Premier Liga, Fulham. Edinson Cavani shënoi një gol të bukur në minutën e 15-të derisa barazoi Bryan në minutën e 76-të
Manchester United duhet të pret ndeshjen e fundit për t’u konfirmuar nënkampion i Premier Ligës.
Kjo pasi që sonte ata kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë me tifozë për këtë sezon në Premier Ligë.
Pjesa e parë filloi me dominimin e Manchester në posedim por edhe me raste, por goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 15-të të ndeshjes, shkruan GazetaExpress.
Ishte Edinson Cavani që mori një top të mirë në mesfushë nga Bruno Fernandes dhe pasi del përpara dhe sheh daljen e portierit, ai shënon gol të bukur duke parabolluar portierin e skuadrës mysafire.
Në pjesën e parë, United do të shënonte disa gola por që nuk i shfrytëzuan rastet e tyre si duhet.
Pjesa e dytë do të fillonte më keq për United.
Ata nuk rrezikuan portën e mysafirëve sa duhet dhe një dalje e Fulham përpara bëri që ata ta barazojnë rezultatin.
Reid do ta gjente në zonë të lirë Joe Bryen për të shënuar gol me kokë dhe barazuar rezultatin në minutën e 76-të.
Deri në fund të ndeshjes, United u mundua që të kalonte në epërsi dhe me këtë fitore ta mbyllte çështjen e nënkampionit të Anglisë, por nuk ia doli dot.
Megjithatë, United mund të shpallet që sonte nënkampion në rast se Chelsea arrin fitore kundër Leicesterit në orën 21:15.
Me këtë barazim United do të këtë 71 pikë në vendin e dytë, derisa Fulham ka 28 pikë dhe është në vendin e 18-të, që do të thotë se sezonin e ri do të luajë në Championship.