Përfundon në paqe derbi i Madridit

20:48 | 25 Shkurt 2023

Derbi i Madridit përfundon në paqe.

1-1 është rezultati që ka shënuar fundin e derbit të kryeqytetit spanjoll në mes të Real Madridit dhe Atletico Madridit. Gimenez (78’) shënoi për Atleticon derisa barazoi Alvaro Rodriguez (85’). Fitorja lënë në kuotën e 52 pikëve Real Madridin, 7 më pak se Barcelona në vendin e parë. Atletico Madrid ka 42 pikë.

Në paqe ka përfunduar ndeshja në mes të Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Pjesa e parë përfundoi e qetë pa shumë mundësi shënimi nga asnjëra skuadër.

Megjithatë me statistika Real Madrid ishte më mirë ku kishin më shumë së 60 për qind të posedimit të topit.

Ata po ashtu kishin edhe 8 tentime por që ishin të pasuksesshme.

Edhe pjesa e dytë filloi ashtu si e para.

Pa shumë shanse nga asnjëra skuadër dhe me aksione që nuk finalizoheshin si duhet.

Në minutën e 67-të, Atletico mbeti me një futbollist më pak pasi që nga loja u përjashtua Angel Correa me karton të kuq.

Kur u mendua që ndeshja do të përfundonte me fitore të Real Madrid pasi që ata ishin me plus një futbollist në fushë, gol shënuan Atletico.

Një ekzekutim perfekt i goditjes së lirë nga Antoine Griezmann bëri që ai ta gjen kokën e Jose Maria Gimenez që shënoi gol në minutën e 78-të.

Real Madridi reagoi dhe arriti që ta barazoi rezultatin pas gjashtë minutave.

Luka Modric bëri një krosim të mirë nga këndi e ku më së miri u gjend Alvaro Rodriguez që shënoi golin e barazimit.

Real Madrid ndeshjen e radhës pritet që ta luajë kundër Espanyolit derisa Atletico Madrid luan kundër Gironas

Komento: