Përfundon në spital mbrojtësi i Serie A

15:56 | 05 July 2020

Mbrojtësi i Serie A shtrihet në spital.

Frika dhe përballja me pandeminë Covid-19 po vazhdon.

Rifillimi i sezonit në Serie A po ecën mirë, por ka edhe disa lojtarë që po shfaqin probleme shëndetësore.

Së fundmi, mbrojtësi i Lecce, Luca Rossettini, është shtrirë në spital, transmeton lajmi.

Edhe pse lojtari ka rezultuar negativ në testimet e Covid-19, ai po përballet me një grip të vazhdueshëm.

Një njoftim nga klubi thotë se lojtari po përballet me temperaturë të lartë, të pashpjegueshme, dhe kjo ka zgjatur tash e dias ditë.

Lojtari ka kryer edhe testet e gjakut, por asnjëra nuk ka treguar se ai ka koronavirusin.

Rossettini është dërguar në spital dhe do të kryej teste më të detajizuara për të identifikuar problemin.

Komento: