Përfundon numërimi i votave në Obiliq – Vazhdojnë me balotazh Xhafer Gashi dhe Halil Thaçi

23:56 | 12 Tetor 2025
Përfundon numërimi i votave në Obiliq – Vazhdojnë me balotazh Xhafer Gashi dhe Halil Thaçi

Po vazhdon numërimi i votave për kryetar të komunave, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në komunën e Obiliqit,  janë numëruar 100%  të kutive të votimit, ku përfundimisht kjo komunë vazhdon me balotazh.

I pari është Xhafer Gashi nga LDK  me 5,809 vota.

Ndërkaq, i dyti është  Halil Thaçi nga LVV  me 5,505  vota.

Komento: