Derbi i Superligës mes Prishtinës dhe Llapit përfundon pa fitues.
Prishtina dhe Llapi i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 0-0.
Bardhekaltrit e filluan mjaftë mirë takimin duke rrezikuar në minutën e dhjetë me anë të Leonit Abazit, mirëpo portieri Giacomo Nava e kapi me lehtësi topin.
Llapi më pas rrezikoi më anë të Arbnor Ramadanit (28’), por Eglant Haxho ishte në vend.
Endrit Krasniqi i Prishtinës gjuajti me kokë në minutën e 40-të, por ishte e plogësht për të mposhtur Navan.
Në pjesën e dytë Otto Jonh i Prishtinës kishte rastin ideal, e që goditja e tij shkoi fare pranë portës.
Dy skuadrat deri në fund tentuan që të kalonin përpara, mirëpo në fund u kënaq me nga një pikë.
Pas javës së pestë, Prishtina është në vendin e gjashtë me pesë pikë, derisa Llapi në të fundit me vetëm një pikë.