Përfundon pa fitues derbi Man City-Liverpool

17:24 | 25 Nëntor 2023

S’ka fitues në derbin Man City-Liverpool.

Është mbyllur pa fitues dueli mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, i vlefshëm për javën e 13-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në “Etihad” u mbyll me rezultat 1:1, shkruan Gazeta Express.

Ishte Manchester City që kaloi në epërsi në minutën e 27-të, kur Haaland realizoi pas një asistimit të bukur nga Nathan Ake.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Cityt, të cilët vazhduan me administrimin e ndeshjes edhe në pjesën e dytë.

Por, Trent Alexander-Arnold arriti të barazonte rezultatin në minutën e 80-të.

Deri në fund, ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola tentoi të shënonte golin e fitores, por nuk e arriti dot.

Me këtë barazim, Manchester City shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e parë, i ndjekur nga Liverpool me një pikë më pak.

Komento: