Përfundon pa gola pjesa e parë Shqipëri – Ishujt Faroe

21:58 | 20 Nëntor 2023

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë e përballjes Shqipëri – Ishujt Faroe, që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë të qetë me të dy ekipet që luanin me kujdes në fazën defanzive duke mos lejuar hapësira.

Shqipëria rastin më të mirë për gol e pati në minutën e 36-të kur goditjen precize të Nedim Bajramit e ndali me shumë mund portieri mysafir.

Mysafirët tentuan në disa raste të dalin përpara por nuk patën sukses. Ata u desh të bënin një zëvendësim të detyruar në minutën e 34-të pas lëndimit të portierit Lamhauge.

Në aksionin e fundit të pjesës së parë, Mirlind Daku humbi një rast të artë për t’i dhënë avantazhin Shqipërisë.

Kuqezinjve i duhet të paktën edhe një pikë për të siguruar pozitën e parë në grupin E dhe për ta përmbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë cikël kualifikues./

Komento: