Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa të zhvilluar në ambientët e Kuvendit të Kosovës.
Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, pas takimit mes Kurtit e Mustafës, ka thënë se dy liderët janë pajtuar që të intensifikojnë takimet deri në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
“Vetëm këto informata i kam nga dy liderët që kanë dalë nga ky takim”, tha Mustafa,
“Besoj që shumë shpejt do të ndodh takimi i radhës, dhe jemi pajtuar që të intensifikojmë takimet pothuajse çdo ditë”.
Të njëjtën e ka konfirmuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e VV-së.