
Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.
Pas më shumë se dy orësh bisedime, krerët e dy partive nuk janë deklaruar për media lidhur me temat e diskutuara gjatë takimit.
Takimi u zhvillua në objektin e Qeverisë së Kosovës, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe çështja e zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës.
Një ditë më parë, Qeveria mori vendim që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara t’i dërgohen Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.
Ndërkohë, para takimit me Kurtin, Hamza kishte deklaruar se prioritet duhet të jetë miratimi i ndryshimeve në këtë ligj, ndërsa më pas, sipas tij, mund të diskutohet çështja e presidentit.