
Sot, pritet të arrihet marrëveshja për koalicion në mes të LDK-së e LVV-së.
Pas një pauze gjysmë orë lideri i LDK-së dhe VV-së janë kthyer në takim, ku po synohet arritja e një marrëveshje përfundimtare për koalicion.
T7 raporton nga Kuvendi i Kosovës se asnjë nga liderët nuk ka folur para mediave.
Gazeta Express pak më parë ka raportuar se dy partitë janë duke hasur probleme sa i përket arritjes së koalicionit, pasi që tashmë është duke u diskutuar për ndarjen e ministrive.