Përfundon përballja e parë mes Albin Kurtit e Aleksandar Vuçiqit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përfundon përballja e parë mes Albin Kurtit e Aleksandar Vuçiqit

20:44 | 14 Shkurt 2020

Ka përfunduar përballja e parë mes Albin Kurtit e Aleksandar Vuçiqit.

Ka përfunduar diskutimi për Ballkanin Perëndimor në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Konferencën e Sigurisë së Mynihut lidhur me çështjet e sigurisë në Ballkan.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçic, të cilët u ulën përballë njëri-tjetrit.

Në panelin ku u diskutua për rajonin, morën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi, Gjukanoviç e shefi i diplomacisë europiane, Borrell.

Ky panel është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Komento: