Përfundon peticioni për shkarkimin e kryetarit në Zubin Potok, mblidhen më shumë nënshkrime se që janë kërkuar

09:53 | 22 Janar 2024
perfundon-peticioni-per-shkarkimin-e-kryetarit-ne-zubin-potok,-mblidhen-me-shume-nenshkrime-se-qe-jane-kerkuar

Ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut, Ismi Zeqiri.

Kështu njoftoi Srdjan Vuçiniq, iniciator i këtij peticioni i cili ka thënë se kanë mbledhur më shumë se 1300 nënshkrime që i kanë kërkuar.

“Peticioni ka përfunduar dje dhe kemi mbledhur më shumë se sa na duhen. Për shifrën zyrtare dhe hapat e ardhshëm do t’ju informojmë së shpejti”, tha Vuçiniq.

Nënshkrimet janë mbledhur edhe në komunat e tjera të Veriut të Kosovës, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut e Zveçan.

Të gjithë iniciatorët theksuan se kanë mbledhur më shumë nënshkrime sesa kërkohet.

Komento: