
Anglia – Gjermania, rezultati dhe statistikat pas 45 minutave.
Është mbyllur pjesa e parë mes Anglisë dhe Gjermanisë që po zhvillohet në Londër.
Pas 45 minutave lojë në “Wembley”, skuadrat nuk arritën ta tundin asnjëherë portën kundërshtare.
Si Anglia, ashtu edhe Gjermania tentuan të gjejnë golin e epërsisë, por pa fat në pjesën e parë dhe do të tentojnë ta bëjnë në 45 minutat e pjesës së dytë.
Posedimi i topit shkoi për 45 minuta për Anglinë që në fund të pjesës së parë, ishte shumë afër golit me Harry Kane, por shkuan në pushim 0-0.
