Përfundon pjesa e parë: Arsenal – Manchester United shënohen 3 gola

14:27 | 23 Prill 2022

Mbyllet pjesa e parë: Arsenal – Manchester United 2-1.

Arsenali ka shkuar në pushimin në mes të pjesëve me një avantazh 2-1 ndaj Manchester United në Premier League.

I pari që e hapi siparin e golave ishte Nuno Tavarez, pas një gabimi në mbrojtjen e mysafirëve.

Shumë shpejt u realizua edhe goli i dytë nga vendasit me anë të Bukayo Saka nga pika e bardhë.

Mysafirët nuk qëndruan duarkryq dhe shënuan golin e ngushtimit të epërsisë me anë të Cristiano Ronaldos pas një harkimi nga Nemanja Matic.

Komento: