Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Sivasspor – Ballkani.
Pas 45 minutave të para ekipi kosovar po avancon 2:1 ndaj atij turk.
Lojën më mirë e nisën vendasit, pasi qysh në minutën e parë shënuan, më anë të Frederik Ulvestad.
Por, ajo ishte mundësia e vetme e turqve drejt portës së Stivi Frashërit.
Në anën tjetër suharekasit po krijonin raste të shumta shënimi.
Kur po rridhte minuta e 20` ishte Armen Thaqi që realizoi një supergol, për të barazuar rezulatin në 1:1.
Ballkani nuk u ndalë, po kërkonin edhe golin e epërsisë.
Pas një aksioni të mirë të tyre, Arbër Potoku shënoi, duke kaluar në avantazh kosovarët.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë, nëse Ballkani do arrijë të marrë fitoren e parë në garat evropiane, pasi kanë një barazim dhe një humbje gjithsej.