Mbyllet pjesa e parë: Ende pa gola në takimin Bayern – Man City.
Bayerni dhe Man City janë ndarë pa gola, 0:0 pas 45 minutave të parë.
45 minutat e parë në këtë përballje ishin të zjarrtë, shkruan lajmi.
Bayerni ishin më kërkues, kjo pasi ata nuk kanë së çfarë të humbasin më.
Krijuan mundësi mjaft të mirë, njëri prej tyre ishte ai i Leroy Sane, ku ky i fundit gjuajti jashtë.
Man City në anën tjetër gjithashtu ishin kërkues për golin, por nuk e gjetën.
Erling Haaland kishte mundësi të shënonte, por norvegjezi humbi penalltinë.
Me rezultatin nga ndeshja e parë 3:0 në favor të anglezëve bën që Man City të jenë shumë afër biletës për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.