Përfundon pjesa e parë Inter- Liverpool, ky është rezultati

22:03 | 16 Shkurt 2022

Pjesa e parë, Inter – Liverpool: Barazim pa gola, dy skuadrat aktive.

Inter dhe Liverpool kanë mbyllur pjesën e parë pa gola në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Lautaro Martinez në minutën e 5-të, por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Liverpooli u kundërpërgjigj me një aksion të zgjatur, por edhe pse harkimi i Thiago Alcantas ishte i mirë, ai përfundoi në duart e Samir Handanovic.

Sadio Mane rrezikoi në minutën e 14-të, por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Hakan Calhanoglu e kishte rastin më të mirë për Interin, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Sërish i njëjti lojtar rrezikoi në minutën e 23-të po goditja e tij me gërshërë përfundoi ngjitur me shtyllën.

Trent Alexander Arnold gjuajti nga goditja e dënimit në minutën e minutën e 28-të, por goditja shkoi mbi portë.

Rastin e fundit në pjesën e parë e kishte Milan Skriniar, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë.

Pritet një pjesë e dytë edhe më e mirë, pasi të dy skuadrat po kërkojnë golin.

Komento: