Përfundon pjesa e parë, Italia në avantazh ndaj Uellsit

18:54 | 20 Qershor 2021

Ka përfunduar 1-0 pjesa e pare e ndeshjes mes Italisë dhe Uellsit.

Dy skuadrat janë duke zhvilluar ndeshje mjaftë ofensivë, derisa italianët janë në epërsi me rezultat minimal 1 – 0.

Italia është duke dominuar në të gjitha aspektet dhe ndërtuan disa aksione të bukura, por që iu mungonte goditja finale.

Ishte Marco Verratti që harkoi te Pessina, ky i fundit e konkretizoi në gol (39′) – VIDEO.

Ndërkohë, edhe Uells provoi të gjejë golin, mirëpo më shumë zhvilluan lojë në mesfushë.

Kësisoj, pjesa e parë mbyllet me rezultat 1 – 0 dhe mbetet për t’u parë nëse do mbetet ky rezultat.

Komento: