Përfundon pjesa e parë: Kosova në disavantazh ndaj Armenisë, asnjë shkëndijë nga kombëtarja Dardane

18:54 | 16 Nëntor 2022

Mbyllet pjesa e parë: Kosova në disavantazh ndaj Armenisë, asnjë shkëndijë nga kombëtarja Dardane.

Kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjen Kosovë – Armeni.

Kombëtarja e Kosovës po e luan një ndeshje miqësore përballë Armenisë, në ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.

Pas 45 minutave të para, Dardanët e shohin vetën në disavantazh minimal, 0:1, shkruan lajmi.net.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 24’, kur Shaghoyan shënoi për Armeninë, me një depërtim nga krahu i majtë.

Kosova nuk tregoi asnjë rast të mirë shënimi dhe nuk pati asnjë aksion të rrjedhshëm që vlen të përmendet.

Mbetet të shihet nëse Alain Giresse do të bëjë ndonjë ndryshim për pjesën e dytë të takimit

Komento: