Përfundon pjesa e parë Manchester United- Atalanta, ky është rezultati

21:53 | 02 Nëntor 2021

Mbyllet pjesa e parë, Man Utd me golin e Ronaldos në fund barazon rezultatin ndaj Ataltantas.

Ekipi italian është duke avancuar pas 45 minutave.

Atalanta është duke fituar 1-0 kundër Manchester United, shkruan lajmi.net.

Skuadra angleze e nisi ndeshjen më mirë dhe pati një mundësi të mirë shënimi në min e 5′, por goditja e Scott McTominay u ndal në shtyllë.

Nuk vonoi shumë dhe Atalanta gjeti golin e epërsisë ku pas një kundërsulmi Duvan Zapata asistoi bukur te Josic Ilicic që shënoi për 1-0.

Krejt në fund të pjesës së parë në min 45+1′ United arriti të barazojë rezultatin me golin e Cristiano Ronaldos.

Ronaldo shënoi pas asistimit të Bruno Fernandes.

Komento: