Përfundon në mënyrë dramatike pjesa e parë në mes Trepçës dhe Vëllaznimit.
Ka përfunduar pjesa e parë në mes Trepçës dhe Vëllaznimit, me rezultat 37-37.
Ndeshja që është duke u zhvilluar në sallën “Shani Nushi” në Gjakovë, është duke dhuruar spektakël nga dy skuadrat që synojnë fitoren.
Çereku i parë u mbyll në të mirë të mysafirëve, me rezultat 21-15, derisa në çerekun e dytë shpërthyen vendasit duke e fituar me rezultat 22-16.