Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Portugalisë dhe Zvicrës, e vlefshme për 1/8 e finales së Kampionatit Botëror.
Portugalia është në epërsi prej 2:0 pas 45 minutave të parë ndaj Zvicrës.
Goncalo Ramos shënoi në minutën e 17-të të ndeshjes një gol të bukur.
Në të 33-tën, Pepe shënoi bukur me kokë për golin e qetësisë për portugezët.
Tani, helvetikët kanë punë shumë të madhe në pjesën e dytë për të arritur të paktën ta dërgojnë ndeshjen në vazhdime.